Një tentativë e agjencive ukrainase të inteligjencës për të rrëmbyer një bombardues strategjik të Rusisë, duke rekrutuar pilotin e Forcave Ajrore Ruse në këmbim të parave, është ndaluar nga Moska.
FSB ruse pretendon se e ka ndalur përpjekjen e Ukrainës për të organizuar rrëmbimin e bombarduesit strategjik Tu-22M3 dhe për ta sjellë atë në Kiev.
“Shërbimet e inteligjencës ukrainase synonin të rekrutonin një pilot të Forcave Ajrore Ruse në këmbim të kompensimit monetar dhe dhënies së shtetësisë italiane për ta bindur atë të fluturonte dhe të ulte një aeroplan transportues raketash në Ukrainë”, tha FSB, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte detajet nga burime të pavarura, ndërsa Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Ndërkohë, inteligjenca ruse shtoi se gjatë operacionit, Rusia mori informacione që ndihmuan forcat e saj të godasin aeroportin e Ozerne në veriperëndim të Ukrainës.
Është e paqartë se kur ka ndodhur operacioni, si dhe sulmet e supozuara në aeroportin Ozerne në Zhytomyr. Alarmet për sulm ajror janë lëshuar në rajonin Zhytomyr në orët e para të ditës së sotme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co