Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa të ushtrisë ruse në qytetin ukrainas Lviv, transmeton Anadolu.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në deklaratën në llogarinë e tij X tha se ushtria ruse kreu sulm me raketa në qytetin Lviv.
“Sulmi është kryer ndaj infrastrukturës civile. Sipas informacioneve, 5 persona, përfshirë një fëmijë humbën jetën dhe mbi 30 u plagosën si pasojë e sulmit. Në qytet janë dëmtuar ndërtesa banimi, shkolla dhe objekte shëndetësore”, tha Zelenskyy.
Ai theksoi se ushtria ruse ka kryer sulm me raketa edhe në qytetin e Kriviy Rig dhe se në këtë sulm janë plagosur 5 persona. Duke i përshkruar sulmet ruse në qytetet e Ukrainës si “akte terroriste”, Zelenskyy i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për të parandaluar këto sulme.
Shefi i Administratës Ushtarake të Rajonit të Lvivit, Maksim Kozitskiy tha se sipas informacioneve të fundit, 38 persona janë plagosur si pasojë e sulmit në Lviv. Në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se vazhdon rreziku i një sulmi me dronë në Kiev.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co