Ulen temperaturat, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme! Dita kur nisin reshjet e shiut

ulen temperaturat ja parashikimi i motit per javen e ardhshme dita kur nisin reshjet e shiut








































Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik.

466007273_976770241114358_8121686341933229496_n

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, ditët e hënë e martë e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore.

Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Ditët e mërkurë e enjte moti pritet të jetë me alterime kthjellimesh të herëpashershme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era pritet të jetë me drejtin verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 8-10m/sek shoqëruar me valëzim 1-2ballë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →