“Ulet numri i mjekëve të familjes”, Tritan Shehu: Shërbimi ambulator drejt zhdukjes. Qytetarët detyrohen ekzaminohen te privati

ulet numri i mjekeve te familjes tritan shehu sherbimi ambulator drejt zhdukjes qytetaret detyrohen ekzaminohen te privati
ulet numri i mjekeve te familjes tritan shehu sherbimi ambulator drejt zhdukjes qytetaret detyrohen ekzaminohen te privati

Deputeti Tritan Shehu ka sjellë në vëmendje problematika të sistemit shëndetësor në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se është ulur numri i mjekëve të familjes në mënyrë progresive gjatë viteve të fundit.

Ai ka shtuar se situata është edhe më e rëndë sa i përket mjekëve specialistë në sistemin ambulator, shërbim që po shkon drejt zhdukjes.

Postimi:

Qytetari me “larg” shendetesise.
Humbet dhe e vetmja “cilesi” e sherbimit!
I kundert ky fenomen me propaganden qeverisese, apo me direktivat e OBSh.
Me aresye kryesore:
1-Uljen fizike te strukturave shendetesor ne territor.
2-Mungesat ne sherbime te specializuara publike, duke i “shtyre” qytetaret drejt privatit.
Ne radhe te pare sot flas per Kujdesin Paresor.
Numri i mjekeve te atij sherbimi, i mjekeve te familjes e te pergjitheshem ulet progresivisht ne keto vite.
Renia e numrit eshte reth 3-4% cdo vit.
Vecanerisht kjo per zonat rurale, por pa perjashtuar dhe ato urbane.
Kur ky sherbim paresor me ate personel eshte themeli, forca e efikasiteti i sistemit shendetesor.
Ndersa ne lidhje me mjeket specialiste te sherbimit ambulator gjendja eshte edhe me rende.
Ky sherbim i specializuar po shkon drejt zhdukjes.
Qytetaret nga i gjithe vendi dergohen prane spitaleve te rendesishme publike e ne radhe te pare tek QSUT, shpesh disa qindra kilometra larg e pritje te gjata.
Keshtu detyrohen te drejtohen tek privati per vizitat, egzaminimet e procedurat mjekesore.
Me pagesa direkte te medha, per ata qe munden!
Perfundimi eshte “largimi” i qytetareve nga sherbimimi mjekesor…
Duke humbur keshtu dhe te vetmen pike te forte qe kishte sistemi yne shendetesor:
Aksesin e shpejte te qytetarit me sherbimin.
Pra sot nuk mbetet asnje element pozitiv per kete sherbim ne vendin tone.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →