Shqiperia

“Unë atë djalë kisha, e vrau gangsteri dhe policia…”, babai i Eglantin Progas rrëfen momentet e fundit me të birin

une ate djale kisha e vrau gangsteri dhe policia babai i eglantin progas rrefen momentet e fundit me te birin
une ate djale kisha e vrau gangsteri dhe policia babai i eglantin progas rrefen momentet e fundit me te birin

Nazmi Proga, babai i Eglit, 42-vjeçarit që u dhunua për vdekje në Pogradec, ka hedhur akuza të forta për vrasjen e djalit të tij.

Ai shprehet se Eglantin Proga u masakrua dhe policia bashkë me ambulancën reaguan me vonesë, ndërsa thotë se djali i tij nuk e meritonte të rrinte i shtrirë për 30 minuta në tokë.

Për Nazmiun kjo ngjarje është një peng i madh.

Atë pasdite në barin e marrë me qira shërbente ai, por i biri e përcolli në shtëpi duke i thënë se do të takonte një shok e do të bashkoheshin në shtëpi, gjë e cila nuk ndodhi.

Për Top Channel, Nazmi Proga shprehet se djali i tij ishte njeri paqësor, ndërsa për autorin thotë se ishte ‘gangster’ dhe që ka lidhje të forta.

“Ne na ra një fatkeqësi e madhe, nuk e meritonim këtë tragjedi. Unë me djalin u shkëputa rreth 1 orë para se të ndodhte gjëma. Të keqen e mora vesh kur shkova në spital. Vrasja e djalit tim kishte ndodhur në një lokal, në mënyrë krejt të padrejtë, sepse djalin tim e kam pasur gjithmonë të edukuar, të shkolluar.

Ishte një njeri që as mizën nuk e vriste dot. U torturua, u masakrua, por e nxorën në rrugë në mëshirë të fatit rreth gjysmë orë atje, nuk e meritonte djali im të rrinte në mes të rrugës, pa ndihmën e askujt. Kam shumë pretendime për veprimet e policisë, nuk dhanë ndihmë por dhe nuk na linin të afroheshim.

Tentuan ta fshinin, gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier, të pashpirt.

Nuk e njoh fare, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Ka qenë problematik, një gangster dhe ishte me precedentë penale. Mosveprimi i shtetit ndodhi të vepronte akoma me keq. Nuk e kam njohur më përpara.

Unë nuk di gjë, di që doli nga lokali, duke ecur rrugës, është shumë në rregull. Mbylli lokalin dhe vazhdoi rrugën, pastaj nuk e kanë kapur më kamerat. Por ka kamera përballë supermarketit. Veprimi më shumë ka ndodhur brenda një lokali, dyshoj a u thirr apo hyri vetë. Ik ti i thash djalit se do rri unë në lokal, por takoi një shok dhe e ktheu, tha do rri dhe pak dhe do vi.

Djali doli pastaj në kamera e keni të filmuar, goditja është bërë brenda. Ka plot dëshmitarë. Më duket ka ndodhur për një cigare, është e tmerrshme, njerëzit që ishin aty i dinë të gjitha dhe ata duhet të tregojnë. Deri në prag ka dalë djali dhe është dorëzuar.

Policia ka dashur të fshehë motivin, insistoj me forcë që institucionet të zbardhin ngjarjen dhe të merren masa për autorin. Nuk është rrëzuar djali, e kanë goditur prandaj, por do dalë e vërteta. Le të ketë njerëz ai, mos të mbrohet nga institucionet. Unë atë djalë kisha, me dy fëmijë, i përkushtuar me punë të mbante familjen.

Egli gjithmonë ishte i qeshur, fillonte punën që në mëngjes, me shokët ishte i shkëlqyer, me ne po. Nuk dinte të thoshte njëherë jo, ishte baba i dy fëmijëve. Vëllai i një motre, motrën e ka juriste, çfarë të them. Spitali duhet të ishte më në gatishmëri, ishte djali në morg pa një infermier pa asgjë. Prandaj i lutem shtetit të dalë e vërteta, boll me miq me shtet, me leke, boll se çdo gjë ka kufi.

Familjarët e tij nuk janë afruar, edhe sikur të tentojnë nuk do ti pranoja. Ç’është më e çudtishmja, një heshtje nga policia, indiferentizëm. Si nuk ka ardhur njeri të pyesi, ore baba çfarë ndodhi, a di gjë më tepër. Absolutisht jo, kështu është e vërteta. Kemi bërë një padi dhe do e ndjekim deri në fund. Nuk e lëmë me kaq, do dali e vërteta”, shprehet Nazmi Proga.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts