“Unë i kërkova borxhin, ai më tha drogaxhi”- Vrasja e të moshuarit, 39-vjeçari pranon krimin: U përleshëm për rreth 1 orë, e godita disa herë me thikë, më pas me çekiç

une i kerkova borxhin ai me tha drogaxhi vrasja e te moshuarit 39 vjecari pranon krimin u perleshem per rreth 1 ore e godita disa here me thike me pas me cekic










































Fation Janina, 39-vjeçari që u arrestua për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina ka pranuar krimin para autoriteteve policore, duke thënë se e vrau për një borxh që i kishte.

durres vrasje thike

Sipas 39-vjeçarit, ai ka shkuar në banesën e fqinjit të tij për t’i kërkuar një borxh prej 200 mijë lekësh, por thotë se ai i është drejtuar me fjalët “drogaxhi”.

Më pas ka nisur edhe sherri që siç tregon Fation Janina janë përleshur për rreth një orë, ku 82-vjeçari Gina ka tentuar ta godasë me çekiç.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri. U futëm të shtëpia  e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, ka rrëfyer autori i krimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →