“Unë s’do të marr pjesë në gjenocid”/ Dogji veten para ambasadës Izraelite në Washington, ndërron jetë ushtari i Forcave Ajrore të SHBA

une sdo te marr pjese ne gjenocid dogji veten para ambasades izraelite ne washington nderron jete ushtari i forcave ajrore te shba
une sdo te marr pjese ne gjenocid dogji veten para ambasades izraelite ne washington nderron jete ushtari i forcave ajrore te shba

Një ushtar i Forcave Ajrore të SHBA i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington, në shenjë proteste ndaj sulmeve në Gaza.

CNN raporton se ushtari ka humbur jetën.

Protesta e 25-vjeçarit, Aaron Bushnell, i cili është në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së dhe pamjet e bëra duke i vënë flakën vetes, janë përhapur në rrjetet sociale.
Në video, Bushnell e identifikon veten si ushtar aktiv në Forcat Ajrore të SHBA dhe thotë: “Unë nuk do të marr më pjesë në gjenocid”.
Me të mbërritur para ambasadës, Bushnell hodhi benzinë mbi kokë, i vuri flakën vetes dhe bërtiti pa pushim “Liri për Palestinën”.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →