UNICEF: Të paktën një fëmijë vritet çdo ditë nga operacionet e Izraelit në Liban

unicef te pakten nje femije vritet cdo dite nga operacionet e izraelit ne liban








































Që prej 4 tetorit të paktën një fëmije është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur çdo ditë në Liban për shkak të luftës, njoftoi dje përmes një deklarate Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

liban

“Ndërkohë që mijëra fëmijë të të tjerë, që i kanë mbijetuar bombardimeve gjatë muajve të fundit kanë pësuar trauma akute psikologjike nga dhuna dhe kaosi rreth tyre”, shton UNICEF.

Agjencia shpjegon se fëmijët në të gjithë vendin po shfaqin që tregojnë se janë prekur emocionalisht dhe në sjellje nga lufta e vazhdueshme Izrael-Hezbollah.

“Ekipet e UNICEF-it vunë re fëmijë të kapluar nga frika dhe nivele të larta ankthi, duke përfshirë ankthin e ndarjes nga prindërit, frikën nga humbja, agresioni dhe vështirësinë për t’u përqendruar.”

Sipas të dhënave nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, që nga 8 tetori 2023, kur lëvizja shiite Hezbollah hapi një front me Izraelin për të mbështetur lëvizjen islamike palestineze Hamas, 166 fëmijë janë vrarë dhe 1,168 të tjerë janë plagosur në Liban.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →