Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë hapi dyert këtë të shtunë për të pritur qindra maturantë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria, të cilët do të bëhen pjesë e universitetit në vitin e ri akademik.
Dita e hapur është tradita më e bukur e krijuar në këto 20 vjet, që iu tregon maturantëve së Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është jo thjesht më i miri, por i pari në sistemin e kultivuar të edukimit dhe rezultateve që ka shënuar.
Qindra të rinj nga shumë qytete u njohën me programet e studimit në ekonomi, arkitekturë, farmaci, infermieri, fizioterapi, mjekësi odontoiatri, programe që përfundojnë me diploma të përbashkëta e të dyfishta në partneritet me universitetet italiane. Po ashtu u njohën edhe me tarifat e avantazhuara, që Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ofron këtë vit, kur shënohet 20-vjetori i krijimit.
[embedded content]
Deri në fund të muajit prill, universiteti ofron 40 përqind ulje tarifash për vitin e parë, në disa nga programet e studimit.
Në kabinetin e arkitekturës kishte shumë interes për të ndjekur punën e palodhur që bëhet për të diplomuar arkitektët e të ardhmes.
Ndërsa kjo është Aula Manja, ku po shpjegohet programi i studimit në degën e bukur të mjekësisë. Mjekësia vjen me program të plotë, teksa studimi është edhe në gjuhën angleze.
Çdo maturant vizitoi laboratorët e farmacisë, që janë funksionale e të fjalës së fundit të teknologjisë, klinikën e odontoiatrisë.
Një vizitë e dedikuar u bë në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Në kampusin ndërkombëtar dhe multikulturor sot u krijua hapësira më rinore në zemër të kryeqytetit shqiptar.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co