Universiteti “Luarasi” me tarifa promovuese për të gjithë maturantët! Dekani Belishta: Fakulteti i Drejtësisë ofron 4 programe studimi

universiteti luarasi me tarifa promovuese per te gjithe maturantet dekani belishta fakulteti i drejtesise ofron 4 programe studimi

































Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik në një prej universiteteve elitarë në vend, mund të përfitojnë nga tarifat promovuese që universiteti “Luarasi” ofron.

admir belishta

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi”, profesori i asociuar Admir Belishta, nga studio e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se në këtë universitet aplikohen tarifa promovuese, që kanë edhe ofertën brenda. Në këtë kuadër, Belishta u ka drejtuar një apel të gjithë maturantëve, që kanë dëshirën dhe interesin për të ndjekur studimet në universitetin “Luarasi”, që menjëherë pasi të përfundojnë provimet e Maturës Shtetërore, të nxitojnë, pasi vendet janë të limituara, pikërisht nga tarifat promovuese.

“Universiteti ‘Luarasi’ ka ardhur me rritje, kemi pritshmëri të lartë për vetë vlerat që ofrojmë”, – tha dekani i Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi”. Në vijim të një mesazhi drejtuar maturantëve, prindërve dhe familjarëve të tyre, Belishta tha se: “Ky është momenti kyç për të vendosur për veten tuaj, për karrierën tuaj, ndaj do ju ftoja të zgjidhnit universitetin ‘Luarasi’, si një universitet serioz, që garanton të ardhmen tuaj”.

PUNËSIMI PAS STUDIMEVE

Belishta tha se tregu i punës i ka mirëpritur studentët e diplomuar në universitetin “Luarasi”, duke theksuar se sot në sistemin e drejtësisë janë të paktën 20 prokurorë dhe gjyqtarë, që pasi janë diplomuar te ky universitet, më pas kanë vijuar studimet te Shkolla e Magjistraturës, sot janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Në vijim ai sqaroi se Fakulteti i Drejtësisë në universitetin “Luarasi” ofron 4 programe studimi: studim i integruar (5 vjet), dy mastera shkencore (në fushën e së drejtës penale dhe atë civile-tregtare) si dhe masteri për sigurinë, që është unik në Shqipëri.

“Ky universitet jopublik është themeluar më 2003, fillimisht me Fakultetin e Drejtësisë, më pas ka ardhur duke u zgjeruar, me degët e Teknologjisë së Informacionit, Ekonomisë dhe me Shkencat Mjekësore. Universiteti ‘Luarasi’ ka krijuar emrin e vet në tregun universitar shqiptar si një universitet serioz, që nxjerr breza të kualifikuar, sipas degëve të studimit që ofron. Universiteti ‘Luarasi’ garanton një infrastrukturë akomoduese për studentët, garanton ambiente dhe laboratorë bashkëkohorë, kemi laboratorin e kriminalistikës, sikundër po finalizojmë edhe një sallë imituese për gjyqet, duke shërbyer kjo si një lloj praktike për studentët. Stafi akademik është i kualifikuar, ka eksperienca të gjata të fushës, por edhe asaj praktike. Kemi ekspertë të ftuar të praktikës gjyqësore, që shërbejnë për anën praktike, duke bërë një gërshetim mes anës praktike dhe asaj doktrinarë”, – tha dekani i Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi”.

STAFI AKADEMIK

Në vijim ai u shpreh se është merita e stafit pedagogjik pranë këtij universiteti, që sot ka studentë të kualifikuar, të cilët marrin dije, që më pas u shërbejnë atyre në karrierë. Duke vënë theksin në konkurset që ka marrë pjesë universiteti “Luarasi”, Belishta tha se gjithmonë ky universitet elitar ka qenë në 3 vendet e para, duke përfaqësuar Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare. Dhe referuar konkurseve mes 14 Fakulteteve të Drejtësisë, Belishta tha se Fakulteti i Drejtësisë në universitetin “Luarasi” ka dalë i pari, çka tregon nivelin e lartë që ofron ky universitet.

“Ne kemi klinikën e ligjit, që e dallon universitetin ‘Luarasi’ nga universitetet e tjera. Përmes klinikës së ligjit ofrojmë ndihmë në dy drejtime: ofrimin e shërbimeve falas ndaj target-grupit dhe elementi i dytë është mësimi në praktikë i rasteve reale, pra një trajnim që i bëhet studentëve”, – u shpreh dekani i Drejtësisë.

Ky i fundit nënvizoi se “Luarasi” është pjesë e projekteve të programit Erasmus. Ky program veçanërisht ka rëndësi në shkëmbimin e eksperiencave mes studentëve të universiteteve që përfshihen në këtë program.

“Kjo do të thotë se studentët e universitetit ‘Luarasi’ shkojnë dhe ndjekin mësime në universitetet homologe, sikundër nga këto universitete vijnë studentë në universitetin ‘Luarasi’, duke shkëmbyer kështu eksperiencat, qoftë në nivelin studentor, ashtu edhe të stafeve akademike. Kemi marrëveshje bashkëpunime me universitetet e drejtësisë në Europës dhe më gjerë. Dy ditë më parë u nënshkrua marrëveshja me Universitetin Abat në Barcelonë, që është një universitet mbi eksperiencë 50-vjeçare”, – shtoi Belishta.

Ai tha më tej se kjo marrëveshje konsiston në shkëmbim të stafit akademik, studentëve, marrjen e përvojave, në organizimin e konferencave, në fushën e kërkimit shkencor.

“Madje, mund të them se kërkimi shkencor është një element që ndikon tek akreditimi, te vlera e diplomës. Universiteti ‘Luarasi’, Fakulteti i Drejtësisë, ka akreditim 6-vjeçar, futet mes 4 universiteteve që kanë këtë akreditim maksimal”, – tha dekani i Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →