Uragani Milton, që goditi Florida orët e fundit, shkaktoi dëme shumë të mëdha, të cilat mund të arrijnë deri në 50 miliardë dollarë, bëri të ditur presidenti amerikan, Joe Biden.
Autoritetet “krehën” zonën duke vlerësuar përmasat e fatkeqësisë. Presidenti amerikan pritet të udhëtojë në Florida të dielën, ku do të vizitojë zonat e prekura, ndërkohë që vendi është ende në zi për të paktën 16 personat që u vranë.
Rruga e fuqishme dhe shkatërruese e uraganit, e cila prodhoi dhjetëra tornado në Florida të mërkurën, shkatërroi rreth 150 shtëpi, ndërpreu energjinë në më shumë se 3.3 milionë familje, grisi çatinë nga stadiumi i bejsbollit Tropicana dhe përfshiu Disneyland-in.
Miliona qytetarë po vuajnë ende, edhe pse frika më e madhe për këtë stuhi të tmerrshme nuk është konfirmuar.