Shqiperia

“Urgjencës mungonte impianti”, Kreu i Urgjencës Kombëtare hedh poshtë pretendimet e botuesit të Kadaresë: U ndoq çdo protokoll

urgjences mungonte impianti kreu i urgjences kombetare hedh poshte pretendimet e botuesit te kadarese u ndoq cdo protokoll
urgjences mungonte impianti kreu i urgjences kombetare hedh poshte pretendimet e botuesit te kadarese u ndoq cdo protokoll

Gjatë ceremonisë së homazheve për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, botuesi i tij Bujar Hudhri, në një prononcim për mediat tha se Kadare u mor me një ambulancë të thjeshtë.

Ai u shpreh se në automjetin e Urgjencës mungonte impianti që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

[embedded content]

Një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se autoambulanca ishte e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

“Zoti Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze sepse defibratori ishte i montuar. Edhe kur shkoi në spital, Hudhri ka ardhur më vonë. Nuk jam këtu për të kundërshtuar, di që është vepruar në bazë të çdo protokolli për të shpëtuar jetën e tij.

Ambulancat janë të reja që janë të pajisura me monitor defibrator”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts