Bota Sport

“Urime Simonit dhe Berishës në Europian”, Bushi: Portieri Sina është shumë i talentuar, ja e vërteta për Brajan Grudën dhe Roko Vatën

urime simonit dhe berishes ne europian bushi portieri sina eshte shume i talentuar ja e verteta per brajan gruden dhe roko vaten































Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka dalë në konferencën për mediat pasi publikoi listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit.

bushi

“Jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion, si Simoni dhe Berisha kanë qenë pjesë e Kombëtares A. Simoni ka qenë pjesë e stërvitjes dhe Berisha është për herë të parë, kemi pasur bindje që do të shkonte shumë herët në ekipin A por shkoi më herët se sa pritej. Për ne ka qenë lojtar decciziv dhe ftesa është mëse e merituar. Kur e kam kontaktuar për herë të parë i premtova shiritin e kapitenit dhe e meritoi, ishte një lider dhe i uroj shumë urime për Europianin. Sina është shqiptar dhe kjo është zgjedhja e parë, është portieri i talentuar dhe do të bëjë mirë.

Ne bëjmë punën tonë dhe të gjithë lojtarët janë kontaktuar, Roko Vata, Brajan Gruda, Luis Hasa, por është zgjedhje personale, me zemër dhe e bën si të dojë. Ne është luks ti kemi në ekip por është zgjedhja e tyre personale. Duhet të kalosh nga këtu njëherë për të shkuar në Kombëtaren A, duhet ta tregojnë njëherë këtu tek U21 pasi e kemi parë sa kanë ikur këtu për tek Kombëtarja”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts