Urimi romantik i Romeos për Heidin: Të dua edhe kur s’ta them

urimi romantik i romeos per heidin te dua edhe kur sta them

TIRANE

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për Heidi Bacin, pasi festoi ditëlindjen e saj të parë me të dashurin e saj Romeo Veshaj. Për këtë rast të rëndësishëm, Romeo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë në Instagram, duke e uruar atë me një dedikim shumë të ëmbël.

Në postimin e tij, Romeo ka shpërndarë një foto të bukur ku shfaqet duke e puthur Heidi-n në ballë, dhe e ka shoqëruar me një mesazh emocionues: “Edhe 100 vite të gëzuara vajza me flokët e arta! Të dua dhe kur s’ta them.”.

Ky është përvjetori i parë i ditëlindjes që ata festojnë së bashku që nga njohja e tyre në “Big Brother VIP” disa muaj më parë.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →