“Uroj që ky të jetë buxheti i fundit i socialistëve”- Jorida Tabaku: Sot vritesh në derën e shkollës! Shqipëria s’mund të vazhdojë më kështu

uroj qe ky te jete buxheti i fundit i socialisteve jorida tabaku sot vritesh ne deren e shkolles shqiperia smund te vazhdoje me keshtu
uroj qe ky te jete buxheti i fundit i socialisteve jorida tabaku sot vritesh ne deren e shkolles shqiperia smund te vazhdoje me keshtu








































Teksa diskutimet për buxhetin 2025 vazhdojnë në Kuvendin e Shqipërisë, demokratja Jorida Tabaku tha nga foltorja se ky buxhet nuk reflekton nevojat e qytetarëve shqiptarë.

Tabaku tha se Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu dhe se ky është momenti ku duhet reflektojmë për një Shqipëri që ofron siguri, mirëqenie dhe një model drejtimi që frymëzon shpresë dhe jo dëshpërim.

Sipas Tabakut ngjarjet kriminale të ditëve të fundit kanë treguar se “sot ke frikë të ecësh në rrugë, se sot në derën e shkollës vritesh, se sot duke u kthyer nga puna në shtëpi mund të humbësh jetën”.

Më tej ajo tha se uron që ky të jetë buxheti i fundit i socialistëve.

“Jam e sigurt që atë që nuk e sollën në 11 vite nuk kanë për ta sjellë në vitin e 12 . Pensionistët kanë nevojë për një sistem të ri pensionesh pa lëmoshë sa herë që ka zgjedhje”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku: Vrasja e një të mituri 14-vjeçar në pragun e shkollës është tragjedi që nuk mund të kalojë pa reflektim të thellë.  Kur një qeveri drejton përmes shembullit dhe kur shembulli që jep është dhuna verbale janë fyerjet, gjuha e egër që nxit përçarje, atëherë çfarë mund të presim nga qeveria.

Si mund të kërkojmë nga të rinjtë që t’i zgjedhin konfliktet me dialog kur drejtuesit vetë nxisin me gjuhën e tyre.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu dhe ky është momenti ku duhet reflektojmë për një Shqipëri që ofron siguri, mirëqenie , një model drejtimi që frymëzon shpresë dhe jo dëshpërim.

Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit kanë treguar se sot ke frikë të ecësh në rrugë,  se sot në derën e shkollës vritesh, se sot duke u kthyer nga puna në shtëpi mund të humbësh jetën. Kjo është Shqipëria përtej shifrave e megallomanisë të këtij buxheti.

Shqiptarët s’janë të njëjtë me ata të viti 2013 kur socialistët morën pushtetin. Sot vendi është boshatisur, 700 mijë shqiptarë kanë emigruara.

Duke uruar që ky të jetë buxheti i fundit i socialistëve…jam e sigurt që atë që nuk e sollën në 11 vite nuk kanë për ta sjellë në vitin e 12 .

Pensionistët kanë nevojë për një sistem të ri pensionesh pa lëmoshë sa herë që ka zgjedhje.  

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →