Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindje të misionit KFOR, i cili drejtohet nga NATO, kryen patrullim brenda komunës së Leposaviçit.
Ky patrullim është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, që ka për qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
KFOR-i është ndërhyrësi i tretë në rast emergjence, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, me të cilët bashkëpunon ngushtësisht për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë.
Gjatë ditës edhe ushtarët letonezë të KFOR-it të kryen një patrullë rutinë brenda komunës së Zubin Potokut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co