Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), njoftoi përfundimin e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Nigeri, transmeton Anadolu.
Zv/zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, në një deklaratë për mediat dha informacione lidhur me situatën aktuale të ushtrisë së SHBA-së e cila filloi tërheqjen nga Nigeri më 19 maj.
Singh theksoi se falë bashkëpunimit dhe komunikimit mes forcave të armatosura të SHBA-së dhe Nigerit, tërheqja u përfundua në mënyrë të sigurt dhe pa probleme më 15 shtator, ashtu siç ishte rënë dakord.
Nigeri më 17 mars njoftoi përfundimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak që nënshkroi me SHBA-në 12 vite më parë dhe kërkoi që ushtarët amerikanë të largohen sa më parë nga vendi. SHBA-ja njoftoi se ushtarët e saj do të tërhiqen plotësisht nga Nigeri deri më 15 shtator.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co