Banorët në më shumë se 30 fshatra në Libanin jugor janë urdhëruar nga ushtria izraelite të evakuohen menjëherë.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit u tha atyre që të largoheshin nga shtëpitë e tyre “menjëherë” dhe “të niseshin në veri të lumit Awali”, raportoi BBC.
“Kushdo që ndodhet pranë elementëve, instalimeve dhe pajisjeve luftarake të Hezbollahut, po rrezikon jetën e tij”, shkroi Avichay Adraee në një postim në platformën X.
“Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik”, ka shtuar ai.
Izraeli ka raportuar të premten për rreth 20 raketa që janë lëshuar nga Libani dhe se shumicën e tyre e ka neutralizuar.
Raportohet se një rrugë kyçe që e lidh Libanin me Sirinë – e përdorur nga mijëra njerëz që ikin nga bombardimet e Izraelit është goditur nga sulmet izraelite.
Ministri libanez i Transportit, Ali Hamieh, ka thënë se sulmi ndodhi afër pikëkalimit Masnaa duke krijuar një krater 4 metra.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co