Ushtria filipinase: Kina vuri në rrezik jetën e personelit tonë që ndërmerrte operacione të sigurisë detare

ushtria filipinase kina vuri ne rrezik jeten e personelit tone qe ndermerrte operacione te sigurise detare
ushtria filipinase kina vuri ne rrezik jeten e personelit tone qe ndermerrte operacione te sigurise detare

Ushtria filipinase ka dënuar “veprimet e rrezikshme dhe provokuese” të forcave ajrore të Kinës në një pjesë të kontestuar në Detin e Kinës Jugore.

Është hera e parë që Filipinet ankohen për veprime të rrezikshme nga avionët kinezë, që kur presidenti Ferdinand Marcos Jr mori detyrën në vitin  2022, raporton Reuters.

Dy avionë të Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore ekzekutuan një manovër të rrezikshme duke penguar rrugën e një avioni me helikë NC-212i të forcave ajrore të Filipineve që kryente një patrullë detare rutinë mbi brigjet e Scarboroughut.

Kina “vuri në rrezik jetën e personelit tonë që ndërmerrte operacione të sigurisë detare kohët e fundit brenda zonave detare të Filipineve”,  tha shefi i Forcave të Armatosura të Filipineve, Romeo Braëner, duke shtuar se avioni kinez ndërhyri në operacionet e ligjshme të fluturimit dhe shkeli të drejtën ndërkombëtare për sigurinë e aviacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →