Ushtria izraelite ka njoftuar se 600 ushtarë të saj janë vrarë që nga 7 tetori, kur filloi lufta me lëvizjen palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
“Nadav Cohen, 20 vjeç, nga Haifa ra në luftime në Rripin jugor të Gazës,” njoftoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite në faqen e tij zyrtare. Kjo humbje e fundit e ka çuar numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë në Izrael në 600 dhe në territoret palestineze që prej fillimit të luftës.
Hamasi sulmoi më 7 tetor të vitit të kaluar Izraelin, i cili u kundërpërgjigj.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co