Bota

Ushtria izraelite konfirmon sulmin mbi depot e armëve të Hezbollahut në Libanin jugor

ushtria izraelite konfirmon sulmin mbi depot e armeve te hezbollahut ne libanin jugor
ushtria izraelite konfirmon sulmin mbi depot e armeve te hezbollahut ne libanin jugor

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka goditur objektet e ruajtjes së armëve të Hezbollahut gjatë natës.

Forcat ajrore izraelite “goditën dy objekte të ruajtjes së armëve të Hezbollahut në Libanin jugor, që përmbanin raketa dhe armë shtesë”, ka bërë të ditur ushtria në një deklaratë, raporton The Guardian.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) ka raportuar të shtunën në mbrëmje se “armiku izraelit filloi një bastisje” në qytetin Adloun, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin, duke thënë më vonë se objektivi ishte “një depo municioni”.

Raketat po shpërthenin ende rreth një orë pasi sulmi u raportua për herë të parë, sipas NNA-së, duke shtuar se shpërthimet “lënduan lehtë tre qytetarë”.

NNA ka raportuar po ashtu se trafiku në autostradën që lidh qytetet bregdetare jugore të Sidonit dhe Tiros ishte ndërprerë në të dy drejtimet.

Më herët të shtunën, Hezbollahu ka bërë të ditur se kishte lëshuar “dhjetëra raketa Katyusha” në veri të Izraelit “si përgjigje” ndaj një sulmi për të cilin fajësohej Izraeli e që la të plagosur civilë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts