Izraeli do të përpiqet të “përmbysë” Rripin e Gazës me ndihma humanitare nga një sërë pikash hyrëse.
Kështu tha dje zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një konferencë për shtyp të cituar nga mediat ndërkombëtare.
“Ne po përpiqemi ta përmbysim zonën me ndihma humanitare”, tha kundëradmirali Daniel Hagari një grupi gazetarësh të huaj. Dje në mëngjes, IDF njoftoi se gjashtë kamionë që transportonin furnizime nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) kishin hyrë në pjesën veriore të Rripit. Më shumë kolona të tilla dhe dërgesa nga pikat e tjera të hyrjes do të pasojnë, të plotësuara nga fluturimet ajrore dhe dërgesat e ndihmave nga deti, tha Hagari.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co