Ushtria izraelite vazhdon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor

ushtria izraelite vazhdon operacionin ushtarak ne bregun perendimor
ushtria izraelite vazhdon operacionin ushtarak ne bregun perendimor

Izraeli ndërmori një sulm ajror në Bregun Perëndimor të premten, ndërsa operacioni i tij ushtarak në shkallë të gjerë në këtë territor hyri në ditën e tretë. Të dyja palët njoftuan për të paktën 16 palestinezë të vrarë.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se operacioni ushtarak që Izraeli filloi në Bregun Perëndimor të mërkurën po “rëndon situatën e rrezikshme” në territor dhe po i kërkon Izraelit që t’i japë fund atij.

Në Shtetet e Bashkuara, Nënpresidentja Kamala Harris u zotua se nuk do ta ndryshojë politikën e Uashingtonit për furnizimin me armë të Izraelit nëse fiton zgjedhjet në nëntor. Por ajo theksoi se është koha që t’i jepet fund luftës.

Izraeli ka thënë se bastisjet në qytete dhe kampe refugjatësh në të gjithë Bregun Perëndimor janë operacione “kundër-terrorizmi”.

Ushtria tha se një nga “avionët e saj goditën një bazë terroriste” pranë qytetit të Xheninit të premten herët, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Trupat izraelite u tërhoqën nga qytete të tjera të Bregut Perëndimor të enjten vonë, por luftimet u ndezën rreth Xheninit, që ka qenë prej kohësh qendër e aktivitetit militant.

Ushtria izraelite tha se vrau shtatë militantë të enjten, përfshirë pesë militantë në kampin e refugjatëve Tulkarem. Sipas një deklarate të ushtrisë, një nga pesë personat ishte Muhamed Jaber, një komandant i grupi militant palestinez Xhihadi Islamik. Dy militantë të tjerë u vranë në Jenin të enjten, tha ushtria.

Sulmi izraelit ka shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme, veçanërisht në Tulkarem, guvernatori i të cilit Mustafa Taqatqa i përshkroi bastisjet si “të pashembullta” dhe një “sinjal të rrezikshëm”.

Trupat izraelite dhe kolonët kanë vrarë më shumë se 640 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, ndërsa sulmet palestineze kanë vrarë të paktën 19 izraelitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →