Bota

Ushtria izraelite vret pesë palestinezë në Bregun Perëndimor: Ishin militantë!

ushtria izraelite vret pese palestineze ne bregun perendimor ishin militante
ushtria izraelite vret pese palestineze ne bregun perendimor ishin militante

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë pesë militantë tjerë në një operacion të shkallës së gjerë në Bregun e pushtuar Perëndimor, përfshirë një komandant të njohur lokal.

Palestinezët nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Mohammed Jaberit, i njohur edhe si Abu Shujaa, komandant në grupin militant Xhihadi Islamik, në kampin e refugjatëve Nur Shams.

Ushtria ka thënë se ai është vrarë bashkë me katër militantë tjerë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat izraelite në orët e para të së enjtes, dhe që të pestit kanë qenë të fshehur në xhami.

Ushtria ka thënë se Abu Shujaa ka qenë i lidhur me sulme të shumta ndaj izraelitëve, dhe që ka qenë duke planifikuar sulme tjera.

Ai ishte raportuar si i vrarë më herët gjatë këtij viti, mirëpo më pas ka bërë një dalje të befasishme gjatë ceremonisë së funeralit të një militanti tjetër.

Ushtria ka thënë se një tjetër militant është arrestuar gjatë një operacioni në qytetin Tulkarem të Bregut Perëndimor, dhe që një pjesëtar i policisë kufitare izraelite është plagosur lehtë.

Izraeli e ka nisur të mërkurën një operacion ushtarak të shkallës së gjerë në Bregun Perëndimor.

Hamasi – grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera – ka thënë se 10 luftëtarë të tij janë vrarë në lokacione të ndryshme.

Bregu Perëndimor është përballur me rritje të shkallës së dhunës, prej kur ka nisur lufta në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar.

Izraeli e ka nisur luftën në Gazë, si hakmarrje ndaj sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, në të cilat militantët kanë vrarë 1.200 persona dhe kanë marrë peng 240 të tjerë.

Si pasojë e fushatës ushtarake tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts