Pesë ushtarë izraelitë u plagosën rëndë në përleshjet në veri dhe jug të Rripit të Gazës. Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) raportuan për këtë, duke shpjeguar se të pestë ushtarët u transferuan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, ushtria izraelite (IDF) paraqiti një plan në kabinetin e luftës mbrëmë vonë për evakuimin e civilëve palestinezë nga zonat e luftimit të Rafah, qyteti më jugor i Gazës.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit. IDF “i ka paraqitur kabinetit të luftës një plan për evakuimin e popullsisë nga zonat luftarake në Rripin e Gazës, me planin e afërt operacional”, thuhet në njoftim në hebraisht pa dhënë asnjë detaj se si dhe ku do të vendosen civilët e transferuar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co