Një burrë dhe djali i tij katërvjeçar u vranë mbrëmë nga një raketë ruse e lëshuar pranë Kievit. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi i urgjencës. Disa shpërthime janë regjistruar gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në zonën qendrore dhe lindore të kryeqytetit ukrainas. Sipas asaj që raportohet nga autoritetet ushtarake, shpërthimet janë shkaktuar nga lëshimi i dy raketave ruse në qytet.
Sakaq, Zelensky pranoi për herë të parë se Ukraina po kryen operacione për të “shtyrë luftën” në territorin rus.
“Ukraina tregon se me të vërtetë di të rivendosë drejtësinë dhe siguron saktësisht llojin e presionit që nevojitet: presion ndaj agresorit”, tha presidenti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co