Të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në një shesh lojrash në Mykolaiv, në jug të Ukrainës. Këtë e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram duke postuar foto të një ndërtese të goditur.
Forcat ruse lëshuan 4 raketa dhe 17 dronë kundër Ukrainës mbrëmë, 13 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit.
Forcat Ajrore të Kievit e njoftuan këtë në Telegram. Rusët lëshuan tre raketa balistike Iskander-M nga rajoni i Voronezh, një raketë lundrimi Iskander-K, 16 dronë kamikaze të tipit Shahed nga rajoni Kursk dhe një dron tjetër, lloji i të cilit nuk u specifikua.
Mësohet se në shënjestër ishin rajonet e Kharkiv, Poltava, Sumy dhe Chernihiv.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co