Ushtria ruse sulmon ndërtesat e banimit në Ukrainë, vriten tre persona

ushtria ruse sulmon ndertesat e banimit ne ukraine vriten tre persona
ushtria ruse sulmon ndertesat e banimit ne ukraine vriten tre persona

Forcat ruse i bombarduan ndërtesat e banimit në qytetet ukrainase Kupiansk dhe Krivi Rih të martën mbrëma, duke i vrarë së paku tre persona. Paraprakisht, një ndërtesë banimi u godit nga një sulm rus në Kupiansk, në rajonin lindor Harkiv, tha Shërbimi Emergjent Shtetëror i Ukrainës.

Të martën gjatë natës, ushtria ruse i goditi me raketa dy ndërtesa banimi në Krivi Rih në qendër të Ukrainës, duke i vrarë tre persona dhe duke i plagosur 38 të tjerë. Dhjetë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve. Ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja për të mbijetuar gjatë natës. Krivi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është sulmuar vazhdimisht nga Forcat e Armatosura të Rusisë.

Ushtria ukrainase tha të martën se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi 17 prej 22 dronëve të lëshuar nga ushtria ruse. Rusia i ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në Ukrainë këtë vit, pasi Kievi po përballet me mungesë të armëve dhe municionit. Ukraina u ka kërkuar më shumë mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të NATO-s.

Një paketë prej 60 miliardë dollarë ndihmë financiare, e cila do ta hapte rrugën për furnizim me armë në Ukrainë, është bllokuar tash e pesë muaj nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj. Ato do të përdorën për të blerë municion dhe raketa, tha administrata Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →