Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Dibër, për dhunë në familje.
Bashkim Meziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi:
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 52-vjeçari.
Komisariati i Policisë Dibër, arrestoi shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në fshatin Deshat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co