Shqiperia

Ushtrojnë dhunë ndaj prindërve të tyre, arrestohet 26-vjeçari në Malësinë e Madhe dhe e reja në Vaun e Dejës

ushtrojne dhune ndaj prinderve te tyre arrestohet 26 vjecari ne malesine e madhe dhe e reja ne vaun e dejes
ushtrojne dhune ndaj prinderve te tyre arrestohet 26 vjecari ne malesine e madhe dhe e reja ne vaun e dejes

Policia në Malësinë e Madhe ka arrestuar një 26-vjeçar në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Ndërsa, në Vaun e Dejës është proceduar në gjendje të lirë një 27-vjeçare, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e saj.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj”, njofton policia.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts