Sport

Uzuni asist ndaj Barcelonës, Granada i merr pikë katalanasve, skuadra e Xavit largohet me titullin

uzuni asist ndaj barcelones granada i merr pike katalanasve skuadra e xavit largohet me titullin
uzuni asist ndaj barcelones granada i merr pike katalanasve skuadra e xavit largohet me titullin

Gola, spektakël, emocione por në fund ndeshja mes Barcelonës dhe Granadës, e luajtur në “Estadi Olimpic” përdundoi 3-3.

Një krosim i Cancelos nxorri zbuluar prapavijën mike. Në të 14-tën, Yamal u tregua i saktë, nga fare pranë portës. Ekipi i trajnerit Medina nuk u demoralizua, por kërkoi të rifutej në lojë.

Atëherë kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në dhomat e zhveshjes, katalanasit u befasuan. Sanchez vendosi ekuilibrat, i asistuar nga Pellistri.

Myrto Uzuni u shndërrua në protagonist në fillimin e pjesës së dytë, me një asist për Pellestrin. Barça reagoi shpejt, me Lewandowskin.

Granada realizoi menjëherë me Miguel, në të 66-tën. Në ndeshjen e çmendur, Yamal dërgoi shifrat në 3-3 (81’), për t’i dhënë një pikë katalanasve.

Gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe ndeshje të tjera të rëndësishme. Spikat triumfi minimal 1-0 i Sevillias ndaj Atletico Madrid, 3 pikë me vlerë të madhe këto në garën për mbijetesën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts