“Vajza engjëll, s’mund të vriste dot një pulë, jo babanë”, dëshmia e krushkut të familjes Meta: S’dimë të kenë pasur konflikte!

vajza engjell smund te vriste dot nje pule jo babane deshmia e krushkut te familjes meta sdime te kene pasur konflikte
vajza engjell smund te vriste dot nje pule jo babane deshmia e krushkut te familjes meta sdime te kene pasur konflikte

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin në Shanavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare vrau babain e saj.

Krimi u fsheh, ndërsa u raportua se 50-vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë. Krushku i familjes Meta, (kishte marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin) tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj.

Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje. “Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj.”, tha krushku për gazetaren Klodjana Haxhiaj.

Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →