Pas 6 vitesh, rikthehet fruthi në vendit tonë, ku sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani janë regjistruar 18 raste. Vaksinimi i fëmijëve kundër fruthit dhe rubeolës ka shënuar rënie të lartë pas pandemisë së Covid-19 dhe sipas mjekëve pediatër, kjo pasi shumë prindër janë skeptikë ndaj vaksinës MMR, nga frika e autizmit.
“Janë fëmijë të grup-moshës të vitit 2022 që nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Fruthi është një infeksion shumë ngjitës dhe transmetohet nga njeriu tek njeriu. Probaliteti për ta marrë fëmijët e pa vaksinuar është shumë i lartë, sidomos në çerdhe dhe kopshte. Simptomat janë, fillon me një temperaturë 38 ose 38 e gjysmë për 2-3 ditë, kollë, irritim të syve dhe lodhje. Këto ditë ka patur interes të shtuar tek prindërit, tani që fruthi ka ardhur tek ne. Çerdhet dhe kopshtet nuk pranojnë më asnjë fëmijë të pavaksinuar në kohën e duhur. Vaksina duhet bërë 1 vjeç dhe është një refuzim që ka kohë që ndodh, por absolutisht pas periudhës së covid-19, kjo gjë është bërë edhe më prezente”.
Mjekja pediatre Sonila Brati shprehet se faktet shkencore e kanë hedhur poshtë lidhjen e vaksinës MMR me autizmin dhe se prindërit nuk kanë arsye se përse ta refuzojnë. Një pjesë e tyre shprehet ajo, e shtynë vaksinën duke mos ua bërë fëmijëve në kohën e duhur, por thekson se në këto raste, vaksina e humbet efektivitetin.
“Prindërit e lidhin me autizmin, pavarësisht se të gjitha faktet shkencore e hedhin poshtë. Një botim i 1989, në një studim të bërë në 15 fëmijë, ka diçka që lidhej me këtë gjë. Por, të gjitha hipotezat dhe studimet që më vonë janë bërë nuk kanë vërtetuar asgjë shkencore të lidhjes së vaksinës MMR me autizmin. Ka prindër që ua bëjnë fëmijëve në kohë, që kur mbushin 1 vjeç, por janë raste të pakta. Ka të tjerë që ua bëjnë 15 muajsh, 18 muajsh deri në 2 vjeç apo nuk ua bëjnë fare në raste shumë të rralla. Vaksina duhet bërë në kohën e duhur, pasi në të kundër nuk ka më efektshmëri”
Mjekja pediatre Sonila Brati shprehet se vaksina e MMR është e hershme në kalendarin bazë që ka Shqipëria, pavarësisht që me kalimin e viteve janë shtuar vaksina të tjera.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co