Kosova

Vala “afrikane” përfshin dhe Kosovën, sa arrin temperatura maksimale

vala afrikane perfshin dhe kosoven sa arrin temperatura maksimale
vala afrikane perfshin dhe kosoven sa arrin temperatura maksimale

Edhe kjo javë pritet që të jetë e nxehtë në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 39 gradë celcius.

Ndërsa, sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do jenë ndërmjet 15-19 gradë celcius, ndërsa maksimalet do të jenë 34-38 gradë celcius.

IHMK bën apel tek qytetarët për kujdes të shtuar, pasi indeksi UV do të jetë shumë i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts