Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Ndërkohë temperatura më e lartë do të jetë 40 gradë.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 37°C
në zonat e ulëta 21 deri 40°C
në zonat bregdetare 22 deri 37°C
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co