Real Madrid barazoi 2-2 ndaj Valencian, në përballjen e La Liga.Loss Blancos prodhuan pak ose shumë pak në pjesën e parë, duke lënë për të dëshiruar. Djemtë e Baraja-s ndëshkuan portën e mbrojtur nga Lunin në minutën e 26-të, me anë të Duro. Pas një gabimi në prapavijë, përfitoi Yaremchuk, i cili pasi dribloi edhe portierin, e pati një lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.
Të besuarit e Ancelottit gjetën forcën për të reaguar dhe shkurtuan diferencën në minutën e 45të +, falë të zakonshmit Vinicius Junior. Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa stadiumi Estadio de Mestalla (Valencia) ishte i mbushur plot me tifozë.
Në të 76-tën, Vinicius barazoi në 2-2, rezultat që do mbetej i pandryshuar deri në fund. Real Madrid kryeson me 65 pikë, ndërsa Valencia është në vendin e nëntë me 37 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co