Van de Ven, “shigjeta” e Premier Ligës që la pas edhe Boltin

van de ven shigjeta e premier liges qe la pas edhe boltin





































Miki Van de Ven kryeson sërish listat e shpejtësisë së lojtarëve të Premier Ligës këtë sezon.mikiMbrojtësi i Totenhemit bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse kundër Mançester Junajtidit në “Old Trafford” të dielën. Dhe ashtu si sezonin e kaluar, ai është përsëri në krye të klasifikimit për shpejtësinë më të lartë të regjistruar nga lojtarët e Premier Ligë këtë sezon. Ai ka shënuar shpejtësinë e pabesueshme 37.12 km/h në gjashtë javët e para të këtij sezoni, ndërsa regjistroi 37.38 km/h sezonin e kaluar.

Sa për të kuptuar arritjen e tij, ish-sprinteri rekordmen, xhamajkani Usain Bolt e vendosi rekordin e tij botëror të 9.58 sekondave në garën e 100 metrave me shpejtësinë 37.58km/h në vitin 2009. Në vend të dytë renditet ish-talenti i Mançester Junajtidit, Antoni Elanga (sot te Notingem Foresti) me 35.9 km/h.

Erling Haland mund të ketë konstruktin e një sulmuesi jo sprinter, por sërish e sheh veten në vendin e tretë në klasifikimin e me të shpejtëve të këtij sezoni në Angli: sulmuesi i Mançester Sitit, i cili ka shënuar 10 gola deri tani në kampionat ka regjistruar shpejtësinë 35.74 km/h.

Menjëherë pas “Këpucës së Artë” renditet Timo Verner i Totenhemit me 35.69 km/h. Lojtari më i shpejtë i Arsenalit është Gabriel Martineli me 35/57 km/h, ndërsa Alehandro Garnaço është i pari te Mançester Junajtid me 35.48 km/h.truPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al