Shqiperia

Vangjel Tavo fitoi Himarën me rreth 1500 vota diferencë, opozita kërkon në KQZ pavlefshmëri të procesit/ Ja çfarë pretendon se ndodhi në 4 gusht

vangjel tavo fitoi himaren me rreth 1500 vota diference opozita kerkon ne kqz pavlefshmeri te procesit ja cfare pretendon se ndodhi ne 4 gusht

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” që mbështeti kandidatin Petro Gjikuria në zgjedhjet për Kryebashkiak të Himarës, të cilat u mbajtën në 4 gusht, nga ku fitues rezultoi kandidati socialist Vangjel Tavo me 1477 vota diferencë, kërkon pavlefshmërinë e procesit.

Gazetari Ergys Gjençaj bëri të ditur për Balkanweb se përmes një ankimi të depozituar në KQZ, koalicioni i drejtuar nga PD kundërshton tabelën përmbledhëse të rezultatit, si dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të 36 qendrat e votimit.

Whatsapp Image 2024 08 09 At 20.43.57
Whatsapp Image 2024 08 09 At 20.43.57

Kandidati i mbështetur nga PS, Vangjel Tavo u shpall fitues me 5022 vota, ndërsa opozitari Gjikuria mori 3545 vota.

Në ankesën e depozituar, PD dhe koalicioni opozitar, pretendojnë se ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematikat dhe parregullsitë e rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të 36 qendrat e votimit.

Në këtë kuadër, PD akuzon eksponentë të mazhorancës se kanë penguar votuesit të ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë përdotrur administratën në zgjedhje, janë intimiduar votues, biznese, pronarë të hotelerisë. Por duket se pika që demokratët pretendojnë për të zhvlerësuar procesin e zgjedhjeve është mos lejimi i 6 mijë votuesve për të ushtruar të drejtën e votës, pasi dokumentet e tyre të identifikimit ishin të skaduara.

Capture
Capture

Problemi i votuesve me dokumente identifikimi të skaduara u ngrit si shqetësim nga opozita ditën e zgjedhjeve, por sipas deklaratave publike, nuk kishte asnjë ankesë të depozituar më parë në KQZ, lidhur me një çështje të tillë.

Kjo është pohuar ditën e zgjedhjeve edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili tha se në bazë të ligjit një votues mund të votojë vetëm me dy dokumente: kartat ID dhe pasaportat për udhëtim jashtë vendit.

Capture1
Capture1

Në rastet kur dokumentet janë të skaduara, zgjedhësi nuk voton, edhe pse në zgjedhjet e 2023-it pati një udhëzim për shtyrjen e afatit të këtyre dokumenteve, duke i dhënë të drejtën zgjedhësve që të ushtronin të drejtën e votës, në 14 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts