Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat u shpreh se fondet e IPARD në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.
“Për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme”, shprehet ajo.
Ndërsa ka publikuar disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR.
Deklarata e plotë:
Një lajm që ndoshta u ka shpëtuar, në serialin e gjatë të megavjedhjeve dhe megaskandaleve të qeverisë Rama, është se parlamenti i Lindës së bindur, rrëzoi kërkesën e PD për mocion me debat për fondet e IPARD, të cilat sipas OLAF, krahut investigativ të BE, janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët e saj, dhe në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.
Për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.
Në vijim po paraqesim për publikun disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. Këta emra janë edhe arsyeja se pse Parlamenti e refuzon mocionin me debat të PD.
Të lidhur me inceneratorët
Sokol Tusha vëllai i Drejtorit të Veliajt Taulant Tushës i arrestuar për Inceneratorin e Tiranës përfitoi 196 mijë euro nga fondet e IPARD.
Petrit Tare ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës me subjektin “Bloom Fruits” shpk, përfitoi 251 mijë euro. KLSH në 2014 kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Petrit Taren në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos.
Basilika e Shën Mëhillit denoncuar nga znj.Monika Kryemadhi me 2 punëtorë e lidhur me ish deputetin e PS Alqi Bllako dhe inceneratorin e Fierit përfitoi 931 mijë euro, si dhe “Bioplant” shpk denoncuar po nga M. Kryemadhi përfitoi 234 mijë euro
Zyrtarë dhe ish zyrtarë publik
Balkan Trans Albania Shpk me pronar Rodolf Xhillari konsull i Izraelit në Shqipëri përitues 538 mijë euro
KAVALJON shpk pronar Elvis RROSHI përfituar 135 mijë euro
I.N.C.A NORD FISH SHPK Alban Zusi Ish zv Ministër i Bujqësisë 673 mijë euro
Mazllëm Çeliku këshilli bashkiak Klos 209 mijë euro
Albania Piemonte Shpk Orjeta Myzeqari 236 mijë euro
Ndrec Llusku i PSD 116 mijë euro
Loreta Tozaj ish drejtore e Hipotekës Vlorë investimi 113 mijë euro
Nari Lundër pronar Ardian Tufa, Administrator i Njësisë Administrative Farkë ka përfituar 222 mijë euro
Investitorë strategjikë, kocesionarë dhe kompani të cilat fituan kontrata rindërtimi dhe tendera etj
Company Riviera 2008 Shpk e rindërtimit dhe tenderave përfituar 810 mijë euro nga IPARD.
Coast to Coast Invetitori Strategjik Gjikuria 189 mijë euro
DONI FRUITS Shpk përfitoi 924 mijë euro me pronarë Marin Gjonaj fituesi i fitues në ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Gjoricë të Bulqizës, më parë i shpallur në kërkim nga policia për ferma Bitcoin dhe Ejup Ahmeti i cili sipas Erjon Braçes vononte pagesat e bujqve për produktet që u kish marrë.
ZDRAVO Shpk 981 mijë euro
Kronos Konstruksion Shpk përfitoi 541 mijë
Vëllezerit Hysa zotërues të 3 koncesioneve me dosje në SPAK e Prokurori përfituan nga programi 31 mijë euro
Dolenc Shtepani pronari i ish medikamenta kompani farmaceutike 548 mijë euro
Këta janë disa prej tyre, por ka edhe të tjerë, madje me precedentë penalë të denoncuar nga mediat.
Arbër Çekaj, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maninas, për ruajtjen e frutave, ambjentet e ndërtuara me fondet e BE i përdorte për kokainën që trafikonte.
(burimi https://prapaskena.com/2024/07/17/emrat-figurat-e-krimit-e-korrupsionit-qe-moren-fondet-e-be-per-bujqesine-frida-krifca-ne-krah-te-trafikanteve-qe-kerkohen-nga-drejtesia-spak-vijon-hetimet)
Gjergj Luca i Rozafës me aplikues Andon Nako një tjetër person i arrestuar për vjedhje, kanë përfituar në total 1.3 miliard lekë. (burimi https://pamfleti.net/anti-mafia/dokument-gjergj-luci-400-milione-leke-te-tjera-vjedhje-me-fondet-olaf-i198732)
Agron Metvelaj, subjekt i ligjit anti-mafia i arrestuar në maj të vitit 2012, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.
(burimi https://prapaskena.com/2024/07/17/emrat-figurat-e-krimit-e-korrupsionit-qe-moren-fondet-e-be-per-bujqesine-frida-krifca-ne-krah-te-trafikanteve-qe-kerkohen-nga-drejtesia-spak-vijon-hetimet)
Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, me 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.
(burimi https://prapaskena.com/2024/07/17/emrat-figurat-e-krimit-e-korrupsionit-qe-moren-fondet-e-be-per-bujqesine-frida-krifca-ne-krah-te-trafikanteve-qe-kerkohen-nga-drejtesia-spak-vijon-hetimet)
Shumica e kompanive përfituesve janë krijuar dhe rregjistruar si subjekte tregtare pikërisht në periudhën e aplikimit për përfitimin e fondeve tregues i cili krijon dyshime të arsyeshme se kanë patur garanci për shpalljen e tyre fitues.
Ndërsa një pjesë tjetër e subjekteve si kompani ndërtimi, investitorë strategjikë, zotërues të një ose disa koncesioneve në fushën e energjisë, servise makinash etj, nuk kanë patur asnjë lidhje me objektin për të cilin kanë përfituar para nga programi.
Kjo ngre gjithashtu dyshimin e fortë e të arsyeshëm se janë dakortësuar paraprakisht dhe garantuar nga AZHBR për përfitimin e këtyre fondeve të BE, dhe kanë shtuar objektin e veprimtarisë në rregjistrat e QKB pikërisht në ose përreth kohës së aplikimit e marrjes së këtyre pagesave.
Nëse Linda e parlamentit të Edit nuk guxon ta njollosë qeverinë që i ka dhënë postin, po SPAK-u i Dumanit, do të jetë i publikut apo i partisë? Do të veprojë apo… me kismet!?
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co