Varreza masive me 300 trupa, shumica i përkisnin foshnjave dhe fëmijëve të vegjël

varreza masive me 300 trupa shumica i perkisnin foshnjave dhe femijeve te vegjel
varreza masive me 300 trupa shumica i perkisnin foshnjave dhe femijeve te vegjel

Zbulimi i varrit, në një varrezë në Oldham, u bë nga një grua që kërkonte vendin e prehjes të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962.

Një varr masiv me më shumë se 300 trupa , shumica e të cilëve u përkisnin foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, është zbuluar në një varrezë në Oldham, Mançester i Madh.

Në vendin e varrimit, i cili nuk kishte shenja të veçanta, ishin 145 fëmijë të vdekur gjatë lindjes, 128 foshnja dhe fëmijë të vegjël dhe 29 të rritur, thanë përfaqësuesit e autoriteteve lokale.

Zbulimi i këtij varri të veçantë, i cili ka përmasa afërsisht 3,6 x 3,6 metra, u bë nga një grua nga Royton , e cila po kërkonte vendprehjen e vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962 . Këshilltarët thanë se ishte një “zbulim zemërthyer” dhe kërkuan që të ndërtohet një memorial për të gjithë ata që janë varrosur atje.

Gruaja u tha këshilltarëve që e ndihmuan të kërkonte se prindërit e saj kurrë nuk kishin mundur t’u thonë lamtumirë vëllezërve të saj binjakë, sepse nuk e dinin se ku ishin varrosur. Njëri prej tyre kishte lindur i vdekur dhe tjetri kishte vdekur brenda pesë orëve nga lindja, shtoi ajo.

Para viteve 1980, foshnjat e lindura të vdekura u hoqën nga familjet e tyre, të cilëve nuk u dhanë detaje se ku ishin varrosur. Stafi mjekësor u kufizua t’u thoshte prindërve se fëmijët e tyre do të varroseshin me “një person tjetër, të mirë”, i cili do të varrosej në të njëjtën ditë, pa iu dhënë mundësia për të thënë lamtumirë. Më pas, foshnjat u varrosën në varre masive.

Të rriturit në varre mendohet se korrespondojnë me ato që quheshin ‘varrime të varfër’, d.m.th., njerëz, familjet e të cilëve nuk kishin mundësi të paguanin për t’i varrosur.

Zbulimi i varrit në Royton pason një tjetër varr masiv të gjetur në Wirral, Merseyside në fillim të këtij viti, ku një grua 79-vjeçare arriti të gjente djalin e saj të vdekur pas një kërkimi 53-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →