Shqiperia

Vasili për protestën e 20 shkurtit: Rruga është e qartë, Shqipërisë iu rikthye shpresa

vasili per protesten e 20 shkurtit rruga eshte e qarte shqiperise iu rikthye shpresa
vasili per protesten e 20 shkurtit rruga eshte e qarte shqiperise iu rikthye shpresa

TIRANË– Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar disa fotografi të protestës së madhe të djeshme të opozitës. Vasili shprehet se rruga e opozitës është tashmë e qartë dhe se Shqipërisë i është rikthyer shpresa. Vasili thotë se populli do të vendosë demokracinë e vërtetë, duke rrëzuar Rilindjen e krimbur në korrupsion dhe krim.

Postimi i deputetit Petrit Vasili:

Rruga eshte e qarte,Shqiperise ju rikthye shpresa!

Qe nga dje s’ka me asnje dileme, asnje hezitim, asnje medyshje.

Rruga e shtruar nga vullneti mbarepopullor eshte aq e gjere sa askush nuk e imagjinonte dot.

Koshienca mbarepopullore, e pagabueshme si gjithmone, foli e dha nje mesazh aq te forte sa askush nuk mund ta mendonte.

Asnje gojendryshkur mediatik nuk i mberthen dot bullonat e kalbur te germadhes rilindase.

Asnje analist agjitator rilindas, qe ushqehet me para’ inceneratoresh apo rroga keshilltaresh nuk i qep dot zhelet e korrupsionit rilindas.

Asnje diplomat shpirtshitur nuk ja del dot te beje avokatine e qeramidheve te thyera te catise se Edi Rames. Asnje drejtesi e kapur, me regji dhe e shitur nuk ja ndryshon dot fatin e paracaktuarvnga populli Rames dhe rilindjes, pervecse do te diskreditohet e penalizohet keqas.

Asnje renegat dhe legen pseudopozitar, qe ha çorben erëqelbur te Edi Rames nuk ja del dot perballe opozites politike te bashkuar dhe atdhetare, perveçse do te poshterohet

Asnje qytetar nuk ndjen me frike qe te perballet me horrllekun fikacak rilindas.

Koha eshte e popullit, atdheu eshte i tij, gjykimit dhe verdiktit te tij nuk i shpeton dot askush e aq me pak Rama dhe rilindasit antiatdhe, antiligj, antishtet dhe antimoral./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts