Vasili: Plehrat toksike që dalin pa pengesë nga Shqipëria vulosin asgjesimin e shtetit ligjor

vasili plehrat toksike qe dalin pa pengese nga shqiperia vulosin asgjesimin e shtetit ligjor
vasili plehrat toksike qe dalin pa pengese nga shqiperia vulosin asgjesimin e shtetit ligjor

Petrit Vasili, deputet i PL-së, ka reaguar lidhur me atë që e konsideron si skandalin monstruoz me plehrat toksike. Vasili shkruan se ky skandal i vë vulën asgjesimit të plotë të shtetit kushtetues e ligjor.

Deputeti i PL-së shkruan se drejtësia e kapur dhe stërkapur nga Rama duhet te kishte arrestuar dhjetra zyrtarë për skandalin e mbetjeve toksike, nje skandal kaq i qartë dhe ne mes te sheshit.

“Drejtësia, që në mënyrën më qesharake vjen me vrap ne sallën e parlamentit per te hetuar e mbledhur prova per ndonjë tymse te hedhur ne sallën e Kuvendit, nuk ka bërë asgje per skandalin e plehrave toksike.

Është e qartë pra për çdo shqiptar, që shteti kushtetues dhe ligjor ka vdekur dhe sundon shteti i drogës, trafikantëve dhe kriminelëve, që i shërbejne Edi Ramës”, shprehet Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Plehra toksike, se sundon shteti i drogës, pasi shteti ligjor ka vdekur!

Skandali monstruoz me plehrat toksike që dalin pa asnjë pengesë nga Porti i Durrësit i vë vulën asgjësimit të plotë te shtetit kushtetues e ligjor.

Ështê realitet që sot ne Shqipēri funksionon vetëm shteti i drogës dhe i trafiqeve.

A e shihni se si ka mbyllur gojën Edi Rama. Ky llapaqen politik, ky komentator e prodhues muhabetesh thashethemesh e mashtrimesh pa fund hesht, sepse shtetin ligjor e ka shndërruar ne shtetin e droges dhe trafiqeve.

Shteti ligjor dhe kushtetues ka vdekur.

Doganat shqiptare bekojne trafiqet dhe nuk i pengojnë ato.

Përse paguhen doganat?

Po këto dogana që bëjnë namin dhe nuk u shpëton gjë kur kontrollojnë qytetarin e zakonshëm per plaçkat, që ka me vete apo për çdoganimin e porosive qesharake te rregullta, që u vijne qytetarëve, kur vjen fjala per qindra e qindra ton plehra toksike nuk shohin gjë prej gjëje.
Dogana, që shohin qimen te qytetari, por jo traun e veprimtarise kriminale dhe të paligjshme tek trafikantët gjithfarësh kjo eshte fytyra e shëmtuar e shtetit te drogës.

Shërbimet inteligjente shqiptare të kapura nga Rama nuk bejne asgje per te parandaluar e zbuluar trafiqet dhe veprimtarite kriminale dhe realisht këto shërbime thuajse nuk ekzistojnë ose mjerisht merren me çeshtje që nuk kanë lidhje me sigurinë e këtij vëndi.

Atë qê zbulon një shoqatë ne Amerikë duhet ta kishin zbuluar 100 herë me shpejt shërbimet inteligjente dhe institucionet shqiptare në se do te ekzistonin, por keto institucione ligjore kane vdekur realisht.

S’ka polici sepse Rama e ka vënē në dispozicion te narkotrafikantëve që e komandojne dhe e përdorin siç duan.

Portet s’kanë më asnje lidhje me ligjin doganat jane kthyer ne çirakë te horrave dhe portet janē vënë nē dispozicion te çdo lloj trafiku që fut dhe nxjerr plehra toksike, doge, armë etj.

Qeverisja e Ramës është provuar botërisht me mijra dokumente e prova që eshte vjedhsja dhe grabitsja më e përbindshme e fondeve shtërore.

Ushtria mbjell drogë dhe pronat e ushtrisë jane mbërthyer nga kthetrat e korrupsionit.

Drejtësia e kapur dhe stërkapur nga Rama duhet te kishte arrestuar dhjetra zyrtarë për skandalin e mbetjeve toksike, nje skandal kaq i qartë dhe ne mes te sheshit.

Drejtesia, që në mënyrën më qesharake vjen me vrap ne sallën e parlamentit per te hetuar e mbledhur prova per ndonjë tymse te hedhur ne sallën e Kuvendit, nuk ka bërë asgje per skandalin e plehrave toksike.

Është e qarte pra për çdo shqiptar, që shteti kushtetues dhe ligjor ka vdekur dhe sundon shteti i drogës, trafikantëve dhe kriminelëve, që i shërbejne Edi Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →