Shqiperia

Vatra sporadike, ndërhyrje me ndihmë nga ajri dhe…/ Si paraqitet situata me zjarret në Dropull

vatra sporadike nderhyrje me ndihme nga ajri dhe si paraqitet situata me zjarret ne dropull
vatra sporadike nderhyrje me ndihme nga ajri dhe si paraqitet situata me zjarret ne dropull

Ditën e sotme situata e zjarreve në Dropull ka qenë më e qetë krahasuar me ditën e martë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se është regjistruar një vatër në një sipërfaqe kullote në distancë nga fshati Lugar.

Për shuarjen e saj kanë ndërhyrë dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia të tipit Canadair.

Vatra sporadike zjarri ka patur edhe në kullotat mbi fshatin Sofratikë por aktualisht ato janë nën kontroll dhe nuk rrezikojnë banorët dhe pasurinë e tyre materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts