Shqiperia

Vau i Dejës, qëllohet me armë zjarri drejt Audi-t të blinduar

vau i dejes qellohet me arme zjarri drejt audi t te blinduar
vau i dejes qellohet me arme zjarri drejt audi t te blinduar

Një automjet tip Audi i blinduar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa të Bushatit, ku automjeti është gjetur i braktisur nga forcat e policisë.

Sipas informacionit të përftuar, automjeti i blinduar, i cili kishte pësuar dëmtime nga plumbat, është zbuluar në një zonë të izoluar.

Policia është angazhuar në kërkimin e autorëve të këtij akti dhe ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Aktualisht, arsyet e këtij sulmi mbeten të paqarta, dhe efektivët e policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts