Ushtria ukrainase nga dita e djeshme ka filluar një operacion përgjatë vijës kufitare Ukrainë-Rusi, ku i janë vërsulur pozicioneve ruse brenda territorit të tyre.
Madje ukrainasit u futën në rajonin e Kurskut me tanke, autoblinda e mjete tjera luftarake.
Ndërkaq nga shtabi i përgjithshëm pretendojnë se kanë shkatërruar tanke ruse si dhe kanë arritur të rrëzojnë një helikopter ushtarak Ka-52.
E për ta dëshmuar këtë ata publikuan fotografitë e helikopterit të shkatërruar si dhe të dy tankeve. Ndërkaq një video shfaq momentin kur droni ukrainas përplaset në helikopter – duke bërë që kjo fluturake të rrëzohet.
Në anën tjetër, rusët kanë dërguar forca shtesë në atë rajon rusë nga frika se ukrainasit mund të futen edhe më thellë në territorin e tyre.
This is a breakthrough.
Ukraine just destroyed r*ssian helicopter with FPV drone.
For the first time EVER in the history of world. pic.twitter.com/793cI6SCxQ
— Dimko Zhluktenko 🇺🇦 (@dim0kq) August 7, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co