Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa raportohet se për pasojë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar.
Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga shtetasi Xh. M., 39 vjeç.
Sakaq, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co