Vdekja e Alexei Navalny, reagon kryetari i Parlamentit rus: Fajtorë janë nga Sekretari i NATO-s, te Scholz, Sunak dhe Zelensky

vdekja e alexei navalny reagon kryetari i parlamentit rus fajtore jane nga sekretari i nato s te scholz sunak dhe zelensky
vdekja e alexei navalny reagon kryetari i parlamentit rus fajtore jane nga sekretari i nato s te scholz sunak dhe zelensky

Pas lajmit për vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka reaguar kryetari i Parlamentit në Rusi.

Vyacheslav Volodin ka bërë fajtor liderët më të lartë të Perëndimit, duke thënë se ata kanë marrë një numër të madh “vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e tij”.

“Të gjithë ata, emrat e tyre janë të njohur, nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe lidershipi i SHBA-së deri te Scholz, Sunak dhe Zelensky, janë fajtorë për vdekjen e Navalny-t. Janë ata që kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e tij”, tha ai në kanalin e tij Telegram.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →