Bota

“Vdekja e Navalny më tregoi se SHBA është një vend në rënie”, Donald Trump: Kufijtë e hapur, zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet e padrejta të gjyqësorit…

vdekja e navalny me tregoi se shba eshte nje vend ne renie donald trump kufijte e hapur zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet e padrejta te gjyqesorit
vdekja e navalny me tregoi se shba eshte nje vend ne renie donald trump kufijte e hapur zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet e padrejta te gjyqesorit

Ish presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar në lidhje me lajmin e ndarjes nga jeta të kundërshtarit të Putinit Alexei Navalny.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se vdekja e kritikut të Putinit e ka bërë të vetëdijshëm në lidhje me atë se çfarë po ndodh  në SHBA.

“Është një përparim i ngadalshëm, i qëndrueshëm, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë radikalë që na çojnë në një rrugë drejt shkatërrimit. Kufijtë e hapur, zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet jashtëzakonisht të padrejta në sallën e gjyqit po shkatërrojnë Amerikën. Ne jemi një komb në rënie, një komb në dështim”, tha ai.

Trump nuk u zgjerua në këto komente, por ka deklaruar vazhdimisht në intervistat e mëparshme se Rusia dhe Vladimir Putin nuk do të ishin aq të guximshëm nën presidencën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts