Vdekja nga mbidoza me ketaminë e aktorit të njohur të Hollywood-it, një prej dy mjekëve pranon akuzën. Çfarë pritet të ndodhë me rastin ‘Perry’

vdekja nga mbidoza me ketamine e aktorit te njohur te hollywood it nje prej dy mjekeve pranon akuzen cfare pritet te ndodhe me rastin perry
vdekja nga mbidoza me ketamine e aktorit te njohur te hollywood it nje prej dy mjekeve pranon akuzen cfare pritet te ndodhe me rastin perry

Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi dje licencën njërit prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketaminë të aktorit Matthew Perry. Mark Chavez, 54 vjeç, pranoi një marrëveshje me prokurorët dhe pritet të deklarohet fajtor për ndihmën në furnizimin e paligjshëm të ketaminës. Vdekja e Matthew Perry, i cili ishte jashtëzakonisht i popullarizuar si ‘Chandler’ në serialin televiziv ‘Friends’ – në tetor 2023 tronditi Hollywood-in.

Një mjek tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Matthew Perry. Jasvin Sangha, i njohur si “mbretëresha e ketaminës”, akuzohet se ka furnizuar dozën që vrau aktorin 54-vjeçar. Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Deri atëherë, Mark Chavez pritet të pranojë fajin për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, ai tha se ishte i “penduar” për veprimin e tij. “Klienti im pranon përgjegjësinë e tij. Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar… dhe është jashtëzakonisht i penduar”, u tha Matt Binninger gazetarëve jashtë gjykatës.

Ky anestetik, ndonjëherë i abuzuar për stimulim ose eufori, fillimisht u mor nga aktori nën mbikëqyrje si pjesë e seancave për trajtimin e depresionit. Por kur iu mohua rritja e dozës, Matthew Perry u kthye diku tjetër.
Një zyrtar i DEA i përshkroi Placencia dhe Chavez si mjekë “mashtrues” që “shkelën betimin e Hipokratit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →