Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

vdes gruaja qe u plagos mbreme ne prishtine
vdes gruaja qe u plagos mbreme ne prishtine

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Viktima ishte kalimtare e rastit në vendin ku pati të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave u vra një person dhe u plagos një tjetër. Ajo ishte 48-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka bërë të ditur sot Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Dy persona ndodhen në arrati për vrasjet e mbrëmshme në Prishtinë.

Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se rasti është nën hetime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →